Skip to content

Zgjedhjet vendore dhe kandidatët për kryetar bashkie/ PS mbledh nesër Kryesinë

Partia Socialiste do të mbledhë kryesinë ditën e nesërme.

 

Burime për Vizion Plus, bëjne me dije se mbledhja do të zhvillohet në orën 18:00, ndërsa në fokus të diskutimeve do të jenë zgjedhjet e ardhshme vendore.

 

Zgjedhja e kandidatëve për kryetar bashkie do të jetë çështja ku do të fokusohen diskutimet.