Partia Socialiste do të mbledhë kryesinë ditën e nesërme.
Burime për Vizion Plus, bëjne me dije se mbledhja do të zhvillohet në orën 18:00, ndërsa në fokus të diskutimeve do të jenë zgjedhjet e ardhshme vendore.
Zgjedhja e kandidatëve për kryetar bashkie do të jetë çështja ku do të fokusohen diskutimet.
