Skip to content

‘Referendumet’/ Mediat shtetërore publikojnë rezultatet e para: Shumica pro bashkimit me Rusinë

Mediat shtetërore ruse kanë publikaur rezultatet paraprake të të ashtuquajturave referendume që po mbahen në pjesët e pushtuara të Ukrainës.

 

Me rreth një të pestën e votave të numëruara deri më tani, raportohet se një shumicë dërrmuese ka votuar pro bashkimit me Rusinë:

 

97% në rajonin Kherson98% në Zaporizhzhia98% në “Republikën Popullore të Donetskut”98% në “Republikën Popullore të Luhanskut”

 

Ndërkohë, Ukraina dhe Perëndimi e kanë quajtur procesin një mashtrim, duke pretenduar se rezultatet tashmë ishin vendosur.