Mediat shtetërore ruse kanë publikaur rezultatet paraprake të të ashtuquajturave referendume që po mbahen në pjesët e pushtuara të Ukrainës.
Me rreth një të pestën e votave të numëruara deri më tani, raportohet se një shumicë dërrmuese ka votuar pro bashkimit me Rusinë:
97% në rajonin Kherson98% në Zaporizhzhia98% në “Republikën Popullore të Donetskut”98% në “Republikën Popullore të Luhanskut”
Ndërkohë, Ukraina dhe Perëndimi e kanë quajtur procesin një mashtrim, duke pretenduar se rezultatet tashmë ishin vendosur.
