Skip to content

Berisha krah pedagogëve/ “Kërkojnë të drejtat që kanë kolegët e tyre në Prishtinë, qeveria qëndrim arrogant dhe cinik”

Subscribe

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbështetur protestën e pedagogëve, të cilët kërkojnë nga qeveria rritje të pagës së tyre.

 

Në një deklaratë nga selia blu, Berisha tha se pedagogët nuk po kërkojnë asgjë më shumë se ato që gëzojnë kolegët e tyre në Universitetin e Prishtinës.

 

Kryedemokrati e cilëson cinike dhe arrogante qëndrimin e qeverisë ndaj këtyre kërkesave.

 

“Sot universitetet e vendit ishin në grevë dhe unë dua të përshëndëes përzemërsisht të gjithë ata pedagogë, punonjës universiteti e studentë që iu përgjigjën thirrjeve të sindikatave të tyre për të nisur një grevë të fuqishme e cila ka objektiv kryesor realizimin e kërkesave të ligjshme të sindikatës së universiteteve.

 

Pas qëndrimit cinik, arrogant, të papërgjegjshëmn të qeverisë, sindikata vendosi të thërrasë për bojkot të mësimeve në universitetet e vendit. Ky vendim është jashtëzakonisht i rëndësishëm që synon të parandalojë shuarjen e universiteteve tona.

 

Pedagogë, punonjës e studentë nuk po këkrojnë asgjë tjetër veçse ato që  sot gëzojnë kolegët e tyre në Prishtinë. Sot në universitetin e Prishtinës pagat janë afërsisht dy herë më të larta se në Universitetin e Tiranës”, tha Berisha.