Subscribe
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbështetur protestën e pedagogëve, të cilët kërkojnë nga qeveria rritje të pagës së tyre.
Në një deklaratë nga selia blu, Berisha tha se pedagogët nuk po kërkojnë asgjë më shumë se ato që gëzojnë kolegët e tyre në Universitetin e Prishtinës.
Kryedemokrati e cilëson cinike dhe arrogante qëndrimin e qeverisë ndaj këtyre kërkesave.
“Sot universitetet e vendit ishin në grevë dhe unë dua të përshëndëes përzemërsisht të gjithë ata pedagogë, punonjës universiteti e studentë që iu përgjigjën thirrjeve të sindikatave të tyre për të nisur një grevë të fuqishme e cila ka objektiv kryesor realizimin e kërkesave të ligjshme të sindikatës së universiteteve.
Pas qëndrimit cinik, arrogant, të papërgjegjshëmn të qeverisë, sindikata vendosi të thërrasë për bojkot të mësimeve në universitetet e vendit. Ky vendim është jashtëzakonisht i rëndësishëm që synon të parandalojë shuarjen e universiteteve tona.
Pedagogë, punonjës e studentë nuk po këkrojnë asgjë tjetër veçse ato që sot gëzojnë kolegët e tyre në Prishtinë. Sot në universitetin e Prishtinës pagat janë afërsisht dy herë më të larta se në Universitetin e Tiranës”, tha Berisha.
