Faza e parë e Champios League mbyllet mbrëmjen e sotme me 8 përballjet e fundit. Edhe 2 vende kanë mbetur për në fazën e 1/8.

 

Padyshim që vëmendja është në sfidën e Milanit përballë Salzburg. Të dyja skuadrat do të luajnë për vendin e dytë dhe të tretë. Kuqezinjve u mjafton një barazim për të arritur në raundin tjetër të Champions. Chelsea tashmë do të luajë kundër Dinamo Zagreb. Blutë e Londrës janë të kualifikuar si të parët në grup.

 

Real Madridi ka 10 pikë dhe është kualifikuar në 1/8, por për të siguruar vendin e parë në grupin F duhet të mposhtë sonte Swlltik, ose do ti duhet të presë rezultatin e përpalljes Shakhtar-Leipzig.

 

Psg dhe Benfica, janë të kualifikuara në renditje me 11 pikë. Ndërkohë që vendi i parë vendoset sonte në përballjet e tyre përkatëse me Juventusin dhe Maccabi Haifa-n. Zonja e Vjetër dhe Maccabi luftojnë për në raundin tjetër .

 

Tashmë, në grupin H Manchester City i pari dhe Dortmundi i dyti e kanë siguruar biletën. Anglezët do të përballen me Sevillian, ndërsa Dortmund do të udhëtojë drejt Kopenhagenit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko