Skip to content

Trafiku i drogës, 8 shqiptarë të arrestuar në Itali

Policia italiane kë vënë në pranga këtë të mërkurë 10 persona, tetë prej të cilëve janë shqiptarë nën akuzën për trafik të lëndëve narkotike.

 

Sipas mediave italiane bashkë me 8 shqiptarët të arrestuar janë dhe një rumun dhe një Italian. Në pranat e policisë kanë rënë shtetasit Kastriot Mehmeti 37 vjeç, Leonard Kalaj 38 vjeç, Pllumb Delaj 40 vjeç, Ilir Aliu 44 vjeç, nipin e tij Xhuliano Aliu 26 vjeç, Ina Çela (24 vjeçe), ndërsa identiteti i dy të tjerëve nuk bëhet i ditur.

 

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pas lëshimit të urdhrit nga Gjykata e Varezës në qytete si Milano, Monza, Brianzas, Vareses, Pesaros, Urbinos si dhe në Rovigos.

 

Hetimet që zbuluan grupin e trafikantëve të drogës kanë nisur më 10 nëntor 2016,  pas ekzekutimit me armë të dy shqiptarëve kushërinj, Alban e Agron Lleshaj. Policia italiane ka përgjuar fillimisht Leonard Kalajn, teksa përpiqej të rindërtonte një trafik të madh të kontrabandës së lëndëve narkotike mes San Giorgio-s su Legnano dhe Canegrate Parabiago-s.