Policia italiane kë vënë në pranga këtë të mërkurë 10 persona, tetë prej të cilëve janë shqiptarë nën akuzën për trafik të lëndëve narkotike.
Sipas mediave italiane bashkë me 8 shqiptarët të arrestuar janë dhe një rumun dhe një Italian. Në pranat e policisë kanë rënë shtetasit Kastriot Mehmeti 37 vjeç, Leonard Kalaj 38 vjeç, Pllumb Delaj 40 vjeç, Ilir Aliu 44 vjeç, nipin e tij Xhuliano Aliu 26 vjeç, Ina Çela (24 vjeçe), ndërsa identiteti i dy të tjerëve nuk bëhet i ditur.
Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pas lëshimit të urdhrit nga Gjykata e Varezës në qytete si Milano, Monza, Brianzas, Vareses, Pesaros, Urbinos si dhe në Rovigos.
Hetimet që zbuluan grupin e trafikantëve të drogës kanë nisur më 10 nëntor 2016, pas ekzekutimit me armë të dy shqiptarëve kushërinj, Alban e Agron Lleshaj. Policia italiane ka përgjuar fillimisht Leonard Kalajn, teksa përpiqej të rindërtonte një trafik të madh të kontrabandës së lëndëve narkotike mes San Giorgio-s su Legnano dhe Canegrate Parabiago-s.
