Skip to content

Lopa i “pret” rrugën/ Drejtuesi i motorrit tenton të shmang përplasjen dhe rrëzohet, niset me urgjencë tek Trauma

Një aksident ka ndodhur rreth orës 10:00 të mëngjesit të kësaj të premte në aksin rrugor Lezhë – Balldre, ku një person ka mbetur i plagosur dhe po dërgohet drejt spitalit të Traumës.

 

Aksidenti ka ndodhur për shkak se një lopë ka dalë në rrugë dhe në tentativë për ta shmangur, drejtuesi i motorrit ka humbur kontrollin e mjetit duke u rrëzuar dhe për pasojë ka marrë plagë të rënda.

 

Mungesa e mbrojtseve të rrugëve bën që akset që përshkojnë Lezhën të vijojnë të mbajnë emërtimin si rruga e “vdekjes”!