Policia e Vlorës ka shoqëruar ish dhëndrin e Pal Kolës, rojës që mbeti i vrarë nga breshëria e kallashnikovit në oborrit e Top Channel.
Roberto Papçi ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. Bashkë me ish dhëndrin, u shoqërua edhe shoku i tij, Agustin Tonaj. Edhe ky i fundit ka mohuar që të ketë lidhje me ngjarjen.
Shoqërimet janë bërë në kuadër të hetimeve për të zbuluar kush ishte objektiv i sulmit.
Ata janë edne në Policinë e Tiranës dhe do të qëndrojnë deri në përfundim të ekzaminimeve për të parë nëse në duart e tyre ka mbetje baruti ose jo.
