Skip to content

Sulmi me armë ndaj Top Channel, shoqërohet në polici ish dhëndri i rojes së sigurisë që mbeti viktimë

Policia e Vlorës ka shoqëruar ish dhëndrin e Pal Kolës, rojës që mbeti i vrarë nga breshëria e kallashnikovit në oborrit e Top Channel.

Roberto Papçi ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. Bashkë me ish dhëndrin, u shoqërua edhe shoku i tij, Agustin Tonaj. Edhe ky i fundit ka mohuar që të ketë lidhje me ngjarjen.

Shoqërimet janë bërë në kuadër të hetimeve për të zbuluar kush ishte objektiv i sulmit.

Ata janë edne në Policinë e Tiranës dhe do të qëndrojnë deri në përfundim të ekzaminimeve për të parë nëse në duart e tyre ka mbetje baruti ose jo.