Skip to content

Policia “blindon” Pogradecin/ Kontrolle të befasishme makinave të shtrenjta

Policia ka “blinduar” mbrëmjen e sotme qytetin e Pogradecit.

 

Mësohet se blutë janë duke bërë kontrolle në zona të ndryshe të qytetit për të rritur sigurinë dhe rendin publik.

 

Policia ka ndaluar për kontrolle makinat e shtrenjta dhe makinat e dyshimta.

 

Në target janë vënë edhe personat e shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

 

Nga informacionet paraprake, nuk dihet ende nëse ka persona të shoqëruar, ndërsa pritet që blutë të japin informacion për këtë operacion blic