Policia ka “blinduar” mbrëmjen e sotme qytetin e Pogradecit.
Mësohet se blutë janë duke bërë kontrolle në zona të ndryshe të qytetit për të rritur sigurinë dhe rendin publik.
Policia ka ndaluar për kontrolle makinat e shtrenjta dhe makinat e dyshimta.
Në target janë vënë edhe personat e shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Nga informacionet paraprake, nuk dihet ende nëse ka persona të shoqëruar, ndërsa pritet që blutë të japin informacion për këtë operacion blic
