Skip to content

1 i vdekur dhe 1 i plagosur në një aksident të rëndë afër Milotit

Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në rrugën dytësore Laç – Milot.

Mjeti tip kamion me drejtues një 40 vjeçar nga Laçi përplasi një ciklomotorr me të cilin ishin duke udhëtuar një 52 vjeçar së bashku me bashkëshorten e tij.

Si pasojë e plagëve të shumta, ndërroi jetë në vend drejtuesi i ciklomotorrit, ndërsa bashkëshortja ndodhet në gjendje të rëndë, duke u transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Vijon…