Skip to content

“Thjeshtra e tij po shkatërron të gjitha firmat”- Berisha akuza Ramës: Baxhanaku yt, një ‘peshkaqen’ që ka marrë 100 tendera! McGonigal po të pret, kur të mbarosh dënimin atje, do…




Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Ramën se i ka dhënë të gjitha tenderat familjarëve të tij.

Ai deklaroi se thjeshtra e kryeministrit po shkatërron të gjitha firmat e arkitektëve, duke marrë çdo tender

Gjithashtu theksoi se baxhanaku i Ramës “është një peshkaqen që ka marrë 100 tendera deri më sot, të fshehtë dhe të hapur”. Por Berisha paralajmëroi kreun e qeverisë se “McGonigal po të pret. Pasi të mbarosh dënimin atje, do vish këtu se dënime të tjera të presin”, duke theksuar se do heqë ligjin e parashkrimit.

Sali Berisha: “Edi Rama, je i pashpresë. McGonigal po të pret. Pasi të mbarosh dënimin atje, do vish këtu se dënime të tjera të presin.

Ligji për heqjen e parashkrimit do jetë ligji i parë që do miratohet në parlament.

Ndaj ka tmerr nga opozita. Ka tmerr se familja e tij çdo ditë në tendera. Se baxhanaku i tij është një peshkaqen që ka marrë 100 tendera deri më sot, të fshehtë dhe të hapur. Të cilin ligji e ndalon.

Këta nuk pyesin për ligjin. Thjeshtra e tij po shkatërron të gjitha firmat e arkitektëve, projektuesve. E lidhur me një kompani të huaj, pastaj si nënkontraktore fiton çdo tender se është thjeshtra e kryeministrit.

Mos votoni kurrë qeveritarë që përdorin pushtetin për pasurimin e tyre. Rruga më antiligjore është angazhimi i familjarëve për të fituar tendera.

I them Edi Ramës, hajde të dalim përpara qytetarëve. Nxirr pak sa tendera kanë fituar familjarët e Sali Berishës, zero! Do ishte pafalshme të votosh këtë njeri, do të thotë të votosh varfërinë tënde, dëshpërimin tënd. Ndryshimi është në duart tuaja, bashkë fitojmë.”

“”