Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Ramën se i ka dhënë të gjitha tenderat familjarëve të tij.

Ai deklaroi se thjeshtra e kryeministrit po shkatërron të gjitha firmat e arkitektëve, duke marrë çdo tender

Gjithashtu theksoi se baxhanaku i Ramës “është një peshkaqen që ka marrë 100 tendera deri më sot, të fshehtë dhe të hapur”. Por Berisha paralajmëroi kreun e qeverisë se “McGonigal po të pret. Pasi të mbarosh dënimin atje, do vish këtu se dënime të tjera të presin”, duke theksuar se do heqë ligjin e parashkrimit.

Sali Berisha: “Edi Rama, je i pashpresë. McGonigal po të pret. Pasi të mbarosh dënimin atje, do vish këtu se dënime të tjera të presin.

Ligji për heqjen e parashkrimit do jetë ligji i parë që do miratohet në parlament.

Ndaj ka tmerr nga opozita. Ka tmerr se familja e tij çdo ditë në tendera. Se baxhanaku i tij është një peshkaqen që ka marrë 100 tendera deri më sot, të fshehtë dhe të hapur. Të cilin ligji e ndalon.

Këta nuk pyesin për ligjin. Thjeshtra e tij po shkatërron të gjitha firmat e arkitektëve, projektuesve. E lidhur me një kompani të huaj, pastaj si nënkontraktore fiton çdo tender se është thjeshtra e kryeministrit.

Mos votoni kurrë qeveritarë që përdorin pushtetin për pasurimin e tyre. Rruga më antiligjore është angazhimi i familjarëve për të fituar tendera.

I them Edi Ramës, hajde të dalim përpara qytetarëve. Nxirr pak sa tendera kanë fituar familjarët e Sali Berishës, zero! Do ishte pafalshme të votosh këtë njeri, do të thotë të votosh varfërinë tënde, dëshpërimin tënd. Ndryshimi është në duart tuaja, bashkë fitojmë.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re