Skip to content

PAMJET/ Dyshohet se janë vrarë dhe groposur, policia nis kërkimet për gjetjen e trupave të dy personave të zhdukur. Në aksion edhe familjarët




Policia po vijon kërkimet për dy të zhdukurit në Sarandë, bashkë me familjarët e këtyre të fundit.

Uniformat blu kanë nisur kontrollet për gjetjen e Leonard Thodhorit, i njohur si “Koçole” dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqit.

Dyshimet janë se ata mund të jenë vrarë dhe groposur në fshatin Vrinë të Konispolit. Dyshohet se pas ekzekutimit, trupat e tyre mund të jenë groposur në këtë zonë.

Në aksion marrin pjesë forca të shumta policie, FNSH dhe dhjetëra familjare të dy personave të zhdukur.

“”