Policia po vijon kërkimet për dy të zhdukurit në Sarandë, bashkë me familjarët e këtyre të fundit.

Uniformat blu kanë nisur kontrollet për gjetjen e Leonard Thodhorit, i njohur si “Koçole” dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqit.

Dyshimet janë se ata mund të jenë vrarë dhe groposur në fshatin Vrinë të Konispolit. Dyshohet se pas ekzekutimit, trupat e tyre mund të jenë groposur në këtë zonë.

Në aksion marrin pjesë forca të shumta policie, FNSH dhe dhjetëra familjare të dy personave të zhdukur.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re