Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në grupin e Sali Berishës, Jola Hysaj ka nxjerrë disa pamje që hedhin poshtë propagandën e kryebashkiakes së Durrësit, Emiriana Sako, e cila pak ditë më parë publikoi foto nga takimi me tregtaret e fruta-perimeve.

Por sot, Hysaj në një postim në Facebook thotë se gjysma e këtyre tregtarëve kanë braktisur stendat, pasi nuk përballojnë dot taksat, ndërsa shumë të të tjerë kanë ikur farë jashtë Shqipërisë.
“Kur mashtrimi kap kulmin… e gomarin ta shesin për kalë…
Rastësisht pashë që pastruesja e D’ramës paska bërë xhiro tek markata në Durrës.
Bukur shumë, po të nxjerrë dhe ca imazhe të realitetit e jo të propagandës.
Gati 1/2 e tregtarëve të fruta-perimeve I kanë lënë stendat e tyre se nuk përballonin dot taksat progresive të bashkisë së Durrësit.
Një pjesë janë larguar totalisht jashtë shtetit.
Një pjesë e produkteve nuk kanë forcë blerje se çmimet janë në stratosferë, si pasojë produktet shkojnë dëm.
Ndaj i them pastruese së D’ramës, propaganda nuk çon asgjëkund”, shkruan Hysaj.
