Skip to content

“Kur mashtrimi kap kulmin dhe gomarin ta shesin për kalë…”- Jola Hysaj nxjerr bllof Emiriana Sakon dhe publikon pamjet: Gjysma e tregtarëve të fruta-perimeve i kanë lënë stendat




Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në grupin e Sali Berishës, Jola Hysaj ka nxjerrë disa pamje që hedhin poshtë propagandën e kryebashkiakes së Durrësit, Emiriana Sako, e cila pak ditë më parë publikoi foto nga takimi me tregtaret e fruta-perimeve.

tregu fruta perimeve

Por sot, Hysaj në një postim në Facebook thotë se gjysma e këtyre tregtarëve kanë braktisur stendat, pasi nuk përballojnë dot taksat, ndërsa shumë të të tjerë kanë ikur farë jashtë Shqipërisë.

“Kur mashtrimi kap kulmin… e gomarin ta shesin për  kalë…

Rastësisht pashë që pastruesja e D’ramës paska bërë xhiro  tek markata në Durrës.

Bukur shumë, po të nxjerrë  dhe ca imazhe të  realitetit e jo të  propagandës.

Gati 1/2  e tregtarëve  të  fruta-perimeve I kanë lënë stendat e  tyre se nuk përballonin dot taksat progresive të bashkisë së Durrësit.

Një  pjesë  janë  larguar  totalisht jashtë  shtetit.

Një pjesë e produkteve nuk kanë  forcë blerje se çmimet janë në  stratosferë, si pasojë  produktet shkojnë dëm.

Ndaj i them pastruese  së D’ramës, propaganda nuk çon asgjëkund”, shkruan Hysaj.

“”