Skip to content

“Jo të gjithë festojnë, qytetarët zgjedhin të relaksohen në parqe”, gazetarja e ABC News tregon ç’po ndodh në Angli

5454

Në një lidhje me Skype për ABC News, gazetarja Isida Muço ka ndarë detaje se çfarë po ndodh në këto momente në Mbretërinë e Bashkuar, ku Mbreti Karl III është emëruar zyrtarisht Mbreti i Anglisë.

Ajo ka treguar se shumë qytetarë kanë dal nëpër pikniqe dhe e kanë shfrytëzuar këtë moment për relaks, por edhe ditën e nesërme e cila është ditë pushimi.

“Në Londër ka qene e mundur të kaloje në rrugë, por trafiku ka qene vërtetë i rënduar, veçanërisht aty ku është pozicionuar ceremonia zyrtare.

Aktivitetet do të vazhdojnë dhe në ditën e nesërme, por duhet ta theksojmë se ka patur qytetarë në qytete të tjera, të cilët nuk janë angazhuar, ata thjesht e kanë parë si një ditë pushimi dhe e kanë shfrytëzuar për tu relaksuar, ndryshe nga ata që janë më afër”, u shpreh ndër të tjera gazetarja.