Në një lidhje me Skype për ABC News, gazetarja Isida Muço ka ndarë detaje se çfarë po ndodh në këto momente në Mbretërinë e Bashkuar, ku Mbreti Karl III është emëruar zyrtarisht Mbreti i Anglisë.

Ajo ka treguar se shumë qytetarë kanë dal nëpër pikniqe dhe e kanë shfrytëzuar këtë moment për relaks, por edhe ditën e nesërme e cila është ditë pushimi.

“Në Londër ka qene e mundur të kaloje në rrugë, por trafiku ka qene vërtetë i rënduar, veçanërisht aty ku është pozicionuar ceremonia zyrtare.

Aktivitetet do të vazhdojnë dhe në ditën e nesërme, por duhet ta theksojmë se ka patur qytetarë në qytete të tjera, të cilët nuk janë angazhuar, ata thjesht e kanë parë si një ditë pushimi dhe e kanë shfrytëzuar për tu relaksuar, ndryshe nga ata që janë më afër”, u shpreh ndër të tjera gazetarja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re