Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit se pengesë për rritjen e pagave për profesionistët janë bërë deputetët e PS, ku shprehet se ky i fundit është thjesht një ‘mashtrues ordiner’.
Vasili në ‘Facebook’ shkruan se Rama po gënjen me deklaratën e tij për pagat, pasi po të njëjtë deputetë ishin ata të cilët kanë votuar për dhjetëra ligje, nisur nga ‘shkatërrimi i Teatrit, Portit të Durrësit, vjedhjen e Butrintit’, etj.
“Ndaj mashtrues lëre edhe tallavanë se ti as për çingije nuk bën e jo më për kryeministër”, thekson Vasili.
Postimi i plotë:
Ky nuk ben as per çingije e jo per kryeminister!
Mashtrimi ordiner i Rames per rritjen e pagave!
Rama pasi genjeu si ordiner po thote se e paskan penguar dele-deputetet dhe nje farë Majko per rritjen e pagave qe mashtruesi premtoi.
Kush e paskan penguar?
Deputetet, delet, ha ha haaaaaaaa??🤣🤣
Leri keto palaçollëqe mashtrues se nuk i ha asnjeri.
Po a nuk jane po jane keto dele-deputete, qe me urdher te Rames mashtruesit:
📍 Votuan dhe ndryshuan Kushtetuten dhe Kodin zgjedhor per nje dite per te prishur zgjedhjet.
📍 Votuan shkaterrimin e Teatrit.
📍 Votuan shkaterrimin e Portit te Durresit.
📍 Votuan miliarda euro borxhe per te mbuluar vjedhjet.
📍 Votuan koncesione nga me hajdutet qe ka pare bota.
📍 Votuan kompesimin e materialeve te ndertimit per tenderxhinjte e qeverise.
📍 Votuan qindra milion euro qe vidhen per energjine elektrike.
📍 Votuan vjedhjen e Butrintit.
📍 Votuan hapjen e bixhozit dhe basteve.
📍 Votuan Prokurorin e Pergjithshem me 69 vota.
📍 Votuan Borde Nafte dhe Ushqimesh per te vjedhur qytetaret.
📍 Votuan qindra ligje antikushtetuese te porositura nga oligarket
Ndaj mashtrues lere edhe tallavane se ti as per çingije nuk ben e jo më per kryeminister.