Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit se pengesë për rritjen e pagave për profesionistët janë bërë deputetët e PS, ku shprehet se ky i fundit është thjesht një ‘mashtrues ordiner’.

Vasili në ‘Facebook’ shkruan se Rama po gënjen me deklaratën e tij për pagat, pasi po të njëjtë deputetë ishin ata të cilët kanë votuar për dhjetëra ligje, nisur nga ‘shkatërrimi i Teatrit, Portit të Durrësit, vjedhjen e Butrintit’, etj.

“Ndaj mashtrues lëre edhe tallavanë se ti as për çingije nuk bën e jo më për kryeministër”, thekson Vasili.

Postimi i plotë:

Ky nuk ben as per çingije e jo per kryeminister!

Mashtrimi ordiner i Rames per rritjen e pagave!

Rama pasi genjeu si ordiner po thote se e paskan penguar dele-deputetet dhe nje farë Majko per rritjen e pagave qe mashtruesi premtoi.

Kush e paskan penguar?

Deputetet, delet,  ha ha haaaaaaaa??🤣🤣

Leri keto palaçollëqe mashtrues se nuk i ha asnjeri.

Po a nuk jane po jane keto dele-deputete, qe me urdher te Rames mashtruesit:

📍  Votuan dhe ndryshuan Kushtetuten dhe Kodin zgjedhor per nje dite per te prishur zgjedhjet.

📍   Votuan shkaterrimin e Teatrit.

📍    Votuan shkaterrimin e Portit te Durresit.

📍    Votuan miliarda euro borxhe per te mbuluar vjedhjet.

📍    Votuan koncesione nga me hajdutet qe ka pare bota.

📍    Votuan kompesimin e materialeve te ndertimit per tenderxhinjte e qeverise.

📍     Votuan qindra milion euro qe vidhen per energjine elektrike.

📍    Votuan vjedhjen e Butrintit.

📍   Votuan hapjen e bixhozit dhe basteve.

📍    Votuan Prokurorin e Pergjithshem me 69 vota.

📍   Votuan Borde Nafte dhe Ushqimesh per te vjedhur qytetaret.

📍   Votuan qindra ligje antikushtetuese te porositura nga oligarket

Ndaj mashtrues lere edhe tallavane se ti as per çingije nuk ben e jo më per kryeminister.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re