Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu u kërkoi nga të rinjve të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 Majit, pasi e konsideroi rolin e tyre si një mision kundër së keqes.
Gjatë një bashkëbisedimi me Senatorë dhe Kongresmenë Amerikanë, deputetë britanik, gjermanë, austriakë dhe të Parlamentit Europian, Mediu u tha të rinjve të angazhohen në vendimmarrjen politike të dielës, për të mos u kthyer më në rrugën e errësirës.
Pak ditë para zgjedhjeve, Mediu pati një thirrje për të rinjtë republikanë.
“Miqtë nga Amerika dhe Europa vunë në dukje se besimi i jep një raport dhe kuptim të qartë rolit të politikanëve, vlerësimit të të drejtave dhe lirisë. Madhështia e Amerikës dhe Evropës është e lidhur qartësisht me ndërtimin e shoqërive që respektojnë besimin, ligjet e tyre ku asnjë politikan dhe pushtetar nuk qëndron mbi lirinë, jetën dhe mundësinë për të ndërtuar lumturinë”, tha ai.
