Skip to content

Mediu takim me senatorë dhe kongresmenë amerikanë, u bën thirrje të rinjve: Më 14 maj kemi një mision kundër së keqes që po shpopullon Shqipërinë





Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu u kërkoi nga të rinjve të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 Majit, pasi e konsideroi rolin e tyre si një mision kundër së keqes.

Gjatë një bashkëbisedimi me Senatorë dhe Kongresmenë Amerikanë, deputetë britanik, gjermanë, austriakë dhe të Parlamentit Europian, Mediu u tha të rinjve të angazhohen në vendimmarrjen politike të dielës, për të mos u kthyer më në rrugën e errësirës.

Pak ditë para zgjedhjeve, Mediu pati një thirrje për të rinjtë republikanë.

“Miqtë nga Amerika dhe Europa vunë në dukje se besimi i jep një raport dhe kuptim të qartë rolit të politikanëve, vlerësimit të të drejtave dhe lirisë.  Madhështia e Amerikës dhe Evropës është e lidhur qartësisht me ndërtimin e shoqërive që respektojnë besimin, ligjet e tyre ku asnjë politikan dhe pushtetar nuk qëndron mbi lirinë, jetën dhe mundësinë për të ndërtuar lumturinë”, tha ai.

“”