Skip to content

Rama mbyll fushatën në Durrës: Përshëndetje të veçantë për patronazhistët e frikshëm të PS. Qyteti do kthehet në portën kryesore të Adriatikut





Kryeministri Edi Rama mbylli fushatën elektorale të Partisë Socialiste në Durrës, krah kandidates së tij me një tjetër mandat, Emirjana Sako.

Capture

Rama falënderoi patronazhistët ë PS dhe votuesit e majtë. Ai tha se qyteti i Durrësit do të kthehet ashtu si ka qenë dikur, porta kryesore e Adriatikut.

“Dua t’i bëj një përshëndetje patronazhistëve të frikshëm në Durrës, zgjedhësve dhe zgjedhëseve të PS në Durrës.

Unë jam i bindur që nuk ka një km katror të Shqipërisë që nuk ka potencial për të zhvilluar turizmin. Durrësi është lokomotiva e transformimit ekonomik jo të bashkisë së Durrësit por të republikës së Shqipërisë. Durrësi është kthyer në qendrën e gravitetit të një momenti të zhvillimit tonë ekonomik. Më në fund pas shumë përpjekjesh është vendosur baza dhe janë lodhur edhe gjërat bashkisë.

Me portin e tij turistik, portin e ri tregtar dhe hekurudhën e re Durrësi bëhet një pikë lidhëse për të gjithë hapësirën e rajonit tonë. Durrësi do të rikthehet se s’bën në historinë e asaj porte kryesore të kësaj ane të Adriatikut që romakët e përdorën për të hyrë dhe për t’u shtrirë në territore të tjera”, deklaroi Rama.

“”