Kryeministri Edi Rama mbylli fushatën elektorale të Partisë Socialiste në Durrës, krah kandidates së tij me një tjetër mandat, Emirjana Sako.

Capture

Rama falënderoi patronazhistët ë PS dhe votuesit e majtë. Ai tha se qyteti i Durrësit do të kthehet ashtu si ka qenë dikur, porta kryesore e Adriatikut.

“Dua t’i bëj një përshëndetje patronazhistëve të frikshëm në Durrës, zgjedhësve dhe zgjedhëseve të PS në Durrës.

Unë jam i bindur që nuk ka një km katror të Shqipërisë që nuk ka potencial për të zhvilluar turizmin. Durrësi është lokomotiva e transformimit ekonomik jo të bashkisë së Durrësit por të republikës së Shqipërisë. Durrësi është kthyer në qendrën e gravitetit të një momenti të zhvillimit tonë ekonomik. Më në fund pas shumë përpjekjesh është vendosur baza dhe janë lodhur edhe gjërat bashkisë.

Me portin e tij turistik, portin e ri tregtar dhe hekurudhën e re Durrësi bëhet një pikë lidhëse për të gjithë hapësirën e rajonit tonë. Durrësi do të rikthehet se s’bën në historinë e asaj porte kryesore të kësaj ane të Adriatikut që romakët e përdorën për të hyrë dhe për t’u shtrirë në territore të tjera”, deklaroi Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re