Skip to content

Bastioni historik demokrat kaloi në “duart” e Ramës! Por si ndahen votat për këshillin bashkiakë në Tropojë, PS dhe “Bashkë Fitojmë” në garë kokë më kokë

Bashkia e Tropojës, një bastion historik demokrat, kaloi në “duart” e Partisë Socialiste.

Por në garën për këshillin bashkiak, PS dhe “Bashkë Fitojmë” konkurrojnë kokë më kokë.

Sipas hartës së përditësuar nga Panorama TV, deri më tani janë numëruar 5 nga 38 kuti votimi.

Nga rezultatet e deritanishme, PS dhe BF ndajnë të njëjtin numër këshilltarësh bashkiakë, me nga 5 secili.

Pas tyre renditet ADS me 2, PAD me 2, PSD me 2, PLL me 1, PUK me 1, PR me 1, BD me 1, PGJ me 1.