Skip to content

Basha zbardh tre propozimet për rrëzimin e qeverisë dhe fitoren në zgjedhjet e 2025-sës

Lista të hapura, vetting i politikanëve dhe kufizimi i mandateve.

 

Këto ishin tre propozimet e Lulzim Bashës për rrëzimin e qeverisë dhe fitoren në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025-sës.

 

“Lista të hapura anembanë vendit, e di që jo të gjithë e duan këtë… Nuk ka rrugë tjetër që zëri i çdo qytetari të dëgjohet dhe vota të përcaktojë përfaqësuesit e vërtetë.

 

Është koha të nisim një realitet, për t’ju imponuar politikës së vjetër që do të marrë çdo vendimmarrje në dorën e vet. Lista të hapura 100%. Kam dhe dy propozime të tjera.

 

Vettingu i politikanëve është propozimi i dytë. Hetim të aseteve personale dhe familjare, të njëjtat kritere që përdoren për prokurorët dhe gjyqtarët.

 

E treta, zgjidhja që SHBA i ka dhënë korrupsionit është kufizimi jo më shumë se dy mandate. Ka ardhur koha që dhe në Shqipëri t’i vëmë fre egove të sëmura”, tha Basha.