Skip to content

Afera e inceneratorit të Fierit/ Pranohet gjykimi i shkurtuar për Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon, ja sa vite do të qëndrojnë në qeli nëse dënohen





Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Kokën dhe ish-deputetin socialist, Alqi Bllako.

Kërkesa për gjykim të shkurtuar është pranuar edhe për 14 të pandehur të tjerë të dyshuar si të përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit.

Ndërsa për 3 të pandehurit, Etleva Kondi, Arenc Murtezani dhe Guzeppe Ceffalione, çështja kalon në gjykim normal.

GJKKO gjatë seancës së sotme (29 maj) hodhi poshtë kërkesën e bërë nga Arben Dervishaj dhe Regan Merdani për shpallje të mos kompetencës dhe kalimin e çështjes në Gjykatën e Tiranës.

Gjithashtu u rrëzua kërkesa e të pandehurit Arenc Myrtezani për shpalljen e akteve të pavlefshme.

Sa vite qëndrojnë në burg nëse dënohen

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 10 vite burg për ish ministrin Lefter Koka si dhe 4 vite burg për ish deputetin e Partisë Socialiste Alqi Bllako.

Mësohet se nga gjykimi i shkurtuar, nëse kërkesa e prokurorisë pranohet nga GJKKO, dënimi për ish ministrin Koka shkon në 6.8 vite burg.

Ndërkohë, për Alqi Bllakon dënimi nga gjykimi i shkurtuar reduktohet në 2.8 vite burg.

“”