Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Kokën dhe ish-deputetin socialist, Alqi Bllako.

Kërkesa për gjykim të shkurtuar është pranuar edhe për 14 të pandehur të tjerë të dyshuar si të përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit.

Ndërsa për 3 të pandehurit, Etleva Kondi, Arenc Murtezani dhe Guzeppe Ceffalione, çështja kalon në gjykim normal.

GJKKO gjatë seancës së sotme (29 maj) hodhi poshtë kërkesën e bërë nga Arben Dervishaj dhe Regan Merdani për shpallje të mos kompetencës dhe kalimin e çështjes në Gjykatën e Tiranës.

Gjithashtu u rrëzua kërkesa e të pandehurit Arenc Myrtezani për shpalljen e akteve të pavlefshme.

Sa vite qëndrojnë në burg nëse dënohen

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 10 vite burg për ish ministrin Lefter Koka si dhe 4 vite burg për ish deputetin e Partisë Socialiste Alqi Bllako.

Mësohet se nga gjykimi i shkurtuar, nëse kërkesa e prokurorisë pranohet nga GJKKO, dënimi për ish ministrin Koka shkon në 6.8 vite burg.

Ndërkohë, për Alqi Bllakon dënimi nga gjykimi i shkurtuar reduktohet në 2.8 vite burg.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re