Skip to content

Kontrabandonte bagëti të imëta, procedohet 60-vjeçari në Malësi të Madhe

c9849d3b0b104568cf6f5bed5152c35f

MALËSI E MADHE- Një 60-vjeçar nga Malësia e Madhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë pasi u kap duke transportuar 26 bagëti të imëta pa dokumentet përkatëse. Policia ka dyshime se i proceduari i ka kaluar bagëtitë kontrabandë nga pika kufitare e Hanit të Hotit.

Grupi hetimor po kryen verifikimet e nevojshme për zbardhjen e aktivitetit të 60-vjeçarit. Ai akuzohet për veprën penale “Tregtim dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”/