MALËSI E MADHE- Një 60-vjeçar nga Malësia e Madhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë pasi u kap duke transportuar 26 bagëti të imëta pa dokumentet përkatëse. Policia ka dyshime se i proceduari i ka kaluar bagëtitë kontrabandë nga pika kufitare e Hanit të Hotit.

Grupi hetimor po kryen verifikimet e nevojshme për zbardhjen e aktivitetit të 60-vjeçarit. Ai akuzohet për veprën penale “Tregtim dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”/

 

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re