Skip to content

Siguria kibernetike në vendin tonë, presidenti Begaj vendos mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Ja kur do të mbahet





Presidenti Bajram Begaj ka vendosur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Në njoftimin e shpërndarë nga presidenca thuhet se mbledhja do të mbahet ditën e nesërme ora 12:00, në sallën e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, në Institucionin e  Presidentit të Republikës.

Në mbledhje pritet të diskutohet në lidhje me gjendjen e sigurisë kibernetike dhe masat e marra për përforcimin e mbrojtjes kibernetike në Shqipëri.

Në mbledhje synohet të bëhet një analizë e gjendjes aktuale të sigurisë kibernetike, sfidave dhe kërcënimeve me të cilat përballemi në këtë drejtim.

“Institucionet përgjegjëse do të informojnë Këshillin e Sigurimit Kombëtar për masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në zbatim të rekomandimeve të dhëna nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, në muajt Tetor 2022 dhe Janar 2023”, thuhet në njoftim.

Pjesëmarrës në këtë mbledhje do të jenë:

  1. Kryetari Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Sh.S. Zonja Lindita NIKOLLA
  2. Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Zoti Edi RAMA
  3. Zv/Kryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Zonja Belinda BALLUKU
  4. Ministri i Mbrojtjes, Zoti Niko PELESHI
  5. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Zonja Olta XHAÇKA
  6. Ministri i Drejtësisë, Zoti Ulsi MANJA
  7. Ministri i Brendshëm, Zoti Blediar ÇUÇI
  8. Minstri i Finacave dhe Ekonomisë, Zonja Delina IBRAHIMI
  9. Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Zoti Nasip NAÇO
  10. Shefi Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, Gjeneral brigade Arben KINGJI
  11. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet RRUMBULLAKU
  12. Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Zonja Vlora HYSENI

Në këtë mbledhje janë ftuar të marrin pjesë edhe:

  1. Zv/Kryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Zoti Ferdinand XHAFERAJ
  2. Drejtori i Autoriteti Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurisë Kibernetike, Zoti Igli TAFA
  3. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Zonja Mirlinda KARÇANAJ

“”