Presidenti Bajram Begaj ka vendosur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Në njoftimin e shpërndarë nga presidenca thuhet se mbledhja do të mbahet ditën e nesërme ora 12:00, në sallën e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, në Institucionin e Presidentit të Republikës.
Në mbledhje pritet të diskutohet në lidhje me gjendjen e sigurisë kibernetike dhe masat e marra për përforcimin e mbrojtjes kibernetike në Shqipëri.
Në mbledhje synohet të bëhet një analizë e gjendjes aktuale të sigurisë kibernetike, sfidave dhe kërcënimeve me të cilat përballemi në këtë drejtim.
“Institucionet përgjegjëse do të informojnë Këshillin e Sigurimit Kombëtar për masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në zbatim të rekomandimeve të dhëna nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, në muajt Tetor 2022 dhe Janar 2023”, thuhet në njoftim.
Pjesëmarrës në këtë mbledhje do të jenë:
- Kryetari Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Sh.S. Zonja Lindita NIKOLLA
- Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Zoti Edi RAMA
- Zv/Kryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Zonja Belinda BALLUKU
- Ministri i Mbrojtjes, Zoti Niko PELESHI
- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Zonja Olta XHAÇKA
- Ministri i Drejtësisë, Zoti Ulsi MANJA
- Ministri i Brendshëm, Zoti Blediar ÇUÇI
- Minstri i Finacave dhe Ekonomisë, Zonja Delina IBRAHIMI
- Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Zoti Nasip NAÇO
- Shefi Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, Gjeneral brigade Arben KINGJI
- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet RRUMBULLAKU
- Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Zonja Vlora HYSENI
Në këtë mbledhje janë ftuar të marrin pjesë edhe:
- Zv/Kryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Zoti Ferdinand XHAFERAJ
- Drejtori i Autoriteti Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurisë Kibernetike, Zoti Igli TAFA
- Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Zonja Mirlinda KARÇANAJ
