Skip to content

Krujë/ Ashensori zë poshtë dy punëtorët në pallatin në ndërtim, dërgohen në spital

1200 630 1654110902xambulanca 1 780x405 1 1 840x440 812

Dy punëtorë janë plagosur në një pallat në ndërtim në qytetin e Krujës. Burimet thonë se dy punëtorët ishin duke montuar një ashensor, teksa i ka zënë poshtë.

Punëtorët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Në vendngjarje kanë mbërritur ekspertët e policisë për të kryer hetimet.