Dy punëtorë janë plagosur në një pallat në ndërtim në qytetin e Krujës. Burimet thonë se dy punëtorët ishin duke montuar një ashensor, teksa i ka zënë poshtë.

Punëtorët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Në vendngjarje kanë mbërritur ekspertët e policisë për të kryer hetimet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re