Skip to content

“Akt terrorist i urdhëruar nga Putini i vogël”- Berisha nxjerr videon e rrëmbimit të policëve të Kosovës: Thirrje komunitetit ndërkombëtar ta dënojë me forcë





Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar aktin e rrëmbimit të tre policëve të Kosovës, të cilin ai e quan terrorist dhe të urdhëruar nga Aleksandër Vuçiç.

Teksa ka publikuar pamjet kur tre policët merren nga serbët, Berisha i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënojë me forcën me të madhe këtë ‘akt terrorist luftënxitës të ish Millosheviçit të ri Aleksandër Vuçiç’.

“Akt terrorist i urdhëruar direkt nga Putini i vogël. Ky është momenti kur grupi terrorist ushtarak serb rrëmben në territorin e Kosovës, në veri, tre policë shqiptarë që kryenin detyrën.

Dënoj me forcën më të madhe këtë akt terrorist, kriminal të falangave të Vuçiç dhe i bëjë thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënojë me forcën me të madhe këtë akt terrorist luftënxitës të ish  Millosheviçit të ri Aleksandër Vuçiç”, shkruan Berisha.

“”