Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar aktin e rrëmbimit të tre policëve të Kosovës, të cilin ai e quan terrorist dhe të urdhëruar nga Aleksandër Vuçiç.

Teksa ka publikuar pamjet kur tre policët merren nga serbët, Berisha i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënojë me forcën me të madhe këtë ‘akt terrorist luftënxitës të ish Millosheviçit të ri Aleksandër Vuçiç’.

“Akt terrorist i urdhëruar direkt nga Putini i vogël. Ky është momenti kur grupi terrorist ushtarak serb rrëmben në territorin e Kosovës, në veri, tre policë shqiptarë që kryenin detyrën.

Dënoj me forcën më të madhe këtë akt terrorist, kriminal të falangave të Vuçiç dhe i bëjë thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënojë me forcën me të madhe këtë akt terrorist luftënxitës të ish  Millosheviçit të ri Aleksandër Vuçiç”, shkruan Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re