Skip to content

Rrëmbimi i 3 policëve në Kosovë, reagon Rama: Duhet të kthehen sa më parë në shtëpi, nuk ka asnjë paralele mes tyre dhe personit me precedent kriminal…





Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me rrëmbimin e 3 efektivëve të Policisë së Kosovës, nga forcat serbe.

Përmes një postimi në Twitter, Rama thotë se ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpitë e tyre.

Ai shtoi se nuk ka asnjë paralele mes tyre dhe personit me precedent kriminal të arrestuar në Kosovë.

Reagimi i Ramës:

  1. Mesa duket KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës.
  2. Pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi!
  3. Qysh dje ne jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre!
  4. Nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës në Veri!
  5. De-eskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike duhen përmbushur një orë e më parë.

“”