Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me rrëmbimin e 3 efektivëve të Policisë së Kosovës, nga forcat serbe.

Përmes një postimi në Twitter, Rama thotë se ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpitë e tyre.

Ai shtoi se nuk ka asnjë paralele mes tyre dhe personit me precedent kriminal të arrestuar në Kosovë.

Reagimi i Ramës:

  1. Mesa duket KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës.
  2. Pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi!
  3. Qysh dje ne jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre!
  4. Nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës në Veri!
  5. De-eskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike duhen përmbushur një orë e më parë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re