Skip to content

Mbërrin në Shqipëri kryeministri hungarez Viktor Orban! Pritet me ceremoni shtetërore nga kreu i qeverisë, Edi Rama





Kryeministri hungarez Viktor Orban ka mbërritur në Shqipëri. Ai është pritur me ceremoni shtetërore në Kryeministri nga kreu i qeverisë, Edi Rama.

Dy kryeministrat do të nënshkruajnë marrëveshjen dypalëshe në Kryeministri dhe në orën 10:40 do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.

Kryeministri humgarez Orban do të zhvillojë një takim edhe me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën.

“”