Kryeministri hungarez Viktor Orban ka mbërritur në Shqipëri. Ai është pritur me ceremoni shtetërore në Kryeministri nga kreu i qeverisë, Edi Rama.
Dy kryeministrat do të nënshkruajnë marrëveshjen dypalëshe në Kryeministri dhe në orën 10:40 do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.
Kryeministri humgarez Orban do të zhvillojë një takim edhe me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën.
