Skip to content

Mbeti i vdekur gjatë kontrolleve të Policisë në Kampin e Muxhahedinëve iranianë, momenti kur trupi i viktimës dërgohet për në morgun e Tiranës





Trupi i pajetë i personit që mbeti i vdekur brenda Kampit të Muxhahedinëve iranianë është përcjellë për në morgun e Tiranës.

Iranianët që ndodhen në Kamp pretendojnë se viktima humbi jetën si pasojë e gazit lotsjellës të përdorur nga policia.

Prokurori i Durrësit dhe drejtori i Policisë së qytetit bregdetar shkuan në ambientet e morgut në spitalin e kampit të MEK në Manzë.

Prokurori Sokol Nishani dhe drejtori i policisë Durrës, Skender Hitaj mbërritën në kamp pas pretendimeve të iranianëve se policia vrau gjatë kontrolleve një muxhahedin.

 

“”