Trupi i pajetë i personit që mbeti i vdekur brenda Kampit të Muxhahedinëve iranianë është përcjellë për në morgun e Tiranës.

Iranianët që ndodhen në Kamp pretendojnë se viktima humbi jetën si pasojë e gazit lotsjellës të përdorur nga policia.

Prokurori i Durrësit dhe drejtori i Policisë së qytetit bregdetar shkuan në ambientet e morgut në spitalin e kampit të MEK në Manzë.

Prokurori Sokol Nishani dhe drejtori i policisë Durrës, Skender Hitaj mbërritën në kamp pas pretendimeve të iranianëve se policia vrau gjatë kontrolleve një muxhahedin.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re