Skip to content

Sarandë/ Motori përplaset me makinën, humb jetën drejtuesi

Një aksident me vdekje raportohet në Sarandë. Një motoçikletë ka humbur kontrollin dhe më pas është përplasur me një makinë. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës Marsel Kasi, 35 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në Qafë-Gjashtë. Drejtuesi i automjetit tip “Ford” Taulant Bita është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.