Një aksident me vdekje raportohet në Sarandë. Një motoçikletë ka humbur kontrollin dhe më pas është përplasur me një makinë. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës Marsel Kasi, 35 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në Qafë-Gjashtë. Drejtuesi i automjetit tip “Ford” Taulant Bita është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re