Skip to content

“Dasma” kthehet në mort: 6 të vdekur dhe 100 të plagosur në një disko në Itali

Gjashtë të rinj vdiqën të shtypur nga turma gjatë një ikje në panik në klubin e natës “Lanterna azzurra” në Corinaldo, në Madonna del Piano në krahinën e Ankonës. Tragjedia ndodhi rreth orës 1 të mëngjesit.

Nga të dhënat e para, ka qenë një gjendje e përgjithshme paniku shkaktuar nga një erë e rëndë, ardhur prej një lloj spray të lëshuar në ajër.

Kjo ka bërë që turma deri në atë moment çarkërqejf nga ritmet e muzikës dhe pija,  t’u drejtohej daljes emergjente, por që e cila nuk ka funksionuar. Në përpjekje për të dalë nga tjetërkund, edhe andej nga kishin hyrë, disa sosh janë shtypur nga turma.